Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:40 në Landovicë në komunën e Prizrenit.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Raportohet aksident trafiku me pjesëmarrjen e një automjeti me tabela vendore, me vozitës mashkull K/Shqiptar, si dhe një motoçikletë me drejtues dhe pasagjer meshkuj K/Shqiptar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët dërgohen për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.
Pasagjeri pas tretmanit mjekësor lirohet, kurse drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda (frakturë të krahut dhe brinjëve) dërgohet për tretman të mëtejme mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendimin e prokurorit vozitësi i dyshuar lirohet. /Telegrafi/