Aksident i rëndë trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë të një automjeti “BMW” me targa serbe, ku raportohet edhe për pasoja në njerëz.
Nga MPB për “Alsat” njoftojnë se automjeti është vetaksidentuar nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës së lagësht dhe si pasojë shoferit ka marr lëndim të rënda, i cili me autoambulancë është transportuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Nga policia bëjnë thirrje që të kenë kujdesë gjatë vozitjes, sidomos në aksin e zonës “Ilinden” në dalje të kryeqytetit ku edhe ka ndodhur aksidenti. Në vendngjarje kanë dal ekipet përkatës të MPB-së, ndërsa trafiku po zhvillohet me një korsi në drejtim të Kumanovës.