Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë te “Rruga B” në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ku raportohet se ka edhe persona të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante për të kryer procedurat hetimore.
“Ju konfirmoj se në rrugën B në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore; ku janë përfshirë 4 automjete, 6 persona janë dërguar për trajtim mjekësor, disa me lëndime të rënda por fatbardhësisht nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet. Policia me njësitet relevante të saj ka dal në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Hoxha./Telegrafi/