Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Golem-Kavajë u ka marrë jetën dy fëmijëve dhe një tjetër është plagosur.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur një automjet tip “Mercedes Benz” me targë “AA372JG”, që drejtohej nga shtetësja S.N., 24 vjeç, banuese në Durrës, është përplasur me trafik-ndarësen dhe për pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë, raporton TCH.
Vetë drejtuesja e mjetit me fëmijën 1-vjeçar ka mbetur e plagosur dhe është shoqëruar menjëherë në Spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së saj.