Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, vdes një 37 vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj, si pasojë një 37 vjeçare ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka humbur jetën”, ka thënë Ahmeti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Me këtë rast po merren njësitet përkatëse./Telegrafi