Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte rreth orës 23:55, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku për pasojë lëndime të rënda ka pësuar një polic.
Veriu.info mëson se aksidenti ka ndodhur në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Polici F.D. është goditur nga një automjet pas zbritjes nga autobusi i Policisë, teksa po kalonte rrugën, pasi kishte mbaruar orarin e punës në Prishtinë.
Ai është transportuar menjëherë për në QKUK.