Telegrafi

Aksident i rëndë në Viti, humb jetën një 19 vjeçar

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Drobesh të Vitisë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person nëntëmbëdhjetë vjeçar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhë mbrëmë me rreth orës 21:00  .

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se Automjet Opel Combo me tabela 06 drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës duke  lëvizur  ne relacionin Smir-Viti, me të arritur te rruga e fshatit Drobesh doke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit afër vendkalimit te këmbësorëve godet “Motoçikletën” MBK Roller drejtuar nga vozitësi po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës i moshës rreth  nëntëmbëdhjetë vjeç. Me këtë rast nga lëndimet si pasoj e goditjes Motoçiklisti ndërron jetë ne vendin e ngjarjes, këtë e ka konstaton mjeku kujdestar i Qendrës se Mjekësisë Familjare ne Viti”, ka thënë Hashani.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që drejtuesi i automjetit të ndalet për 48 orë, kurse trupi i pa jetë i viktimës  dërgohet ne IML ne Prishtinë.

Hashani ka thënë po ashtu se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. /Telegrafi/