Një aksident tragjik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Velipojë.
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me të cilin po udhëtonin. Sipas informacioneve të para, makina me targë AA767HF ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e hidroforit, raporton Shekulli.
Për pasojë kanë humbur jetën katër persona: 3 meshkuj dhe 1 femër. Mësohet se viktimat janë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë.
Policia po kryen hetime në vendin e ngjarjes.