Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, ndërrojnë jetë xhaxhai dhe nipi

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vaun e Dejës.

A2 CNN raporton se dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se viktimat janë Ndue Prenga dhe Ndrekë Prenga, xhaxha dhe nip.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Mjedë – Kryebushat.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Personat ishin duke ecur në anë të rrugës kur një makinë tip Benz ka humbur kontrollin dhe i ka përplasur për vdekje.

Exit mobile version