Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Tiranë, raportohet për një të vdekur

Policia ka njoftuar se një aksident i rëndë ka ndodhur pranë ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë, ku ka mbetur i vdekur shtetasi A.SH.

Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version