Telegrafi

Aksident i rëndë në Tiranë, ndërron jetë një person

Foto: Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë, pranë pallatit me “Shigjeta”.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, ku mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motorin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorin ka humbur jetën. /Telegrafi/