E plotësuar– Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se në aksidentin i cili ka ndodhur sot pasdite në Sllatinë, kanë mbetur të lënduar tre persona.
Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, dhe të përfshira kanë qenë një veturë, një kombi dhe një kamion.
“Në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, pasdite rreth orës 13;30 është shkaktuar një aksident trafiku, ku të përfshira janë një automjet, një kombi dhe një kamion. Tre persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është duke u marrë me rastin”, tha Hoxha. /Telegrafi/
——
Aksident i rëndë në Sllatinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Sllatinë në afërsi te aeroportit.
Pamjet që ka siguruar Telegrafi shihet se si një veturë është dëmtuar.
Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë me policinë por të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/