Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, në të cilin janë përshirë dy vetura.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident, i cili ka ndodhur në fshatin Carralevë, komuna e Shtimes, lëndime kanë pësuar 5 meshkuj dhe një femër.
Të lënduarit, sipas policisë, janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.