Telegrafi

Aksident i rëndë në Shkup, lëndohen katër gra

Një aksident i rëndë ka ndodhur në sheshin “Ilindenska” në afërsi të shkollë së mesme “Orce Nikollov”.

Sipas informacioneve të “Sitel” një motoçiklistë në vendkalimin për këmbësorë ka lënduar katër gra.

Këmbësorët kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe me disa vetura të ndihmës së shpejtë janë dërguar në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë./Telegrafi/