Mbrëmë në bulevardin “Serbia” në lagjen Novo Lisiçe ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, kur një furgon goditi tre persona.
Sipas “Kurir”, furgoni ka goditur një fëmijë të vogël, gjyshin dhe gjyshen, ndërsa nga plagëve nuk ju ka mbijetuar gjyshja.
Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa së bashku me gjyshin janë vendosur në Qendrën për Urgjencë në Shkup.
Furgoni që ka goditur ka qenë me targa të Velesit./Telegrafi/