Një 22 vjeçar nga fshati Nikushtak i Kumanovës me banim në Çair, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur para pak çastesh në qarkoren e Shkupit në dalje të Hasanbegut.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ku humbi jetën i riu, në ndërkohë që organet kompetente po bëjnë hetim në vendin e ngjarjes.