Një djalë nëntëmbëdhjetëvjeçari nga Sveti Nikolla ka humbur jetën dje pas mesnatës në një fatkeqësi në komunikacion.
Siç deklarojnë nga policia, ai pasi ka humbur kontrollin mbi veturën ka goditur një dru, me çka ka vdekur në vendin e ngjarjes.
Lëndime të lehta trupore ka marr bashkudhëtarja e tij 16 vjeçare nga Sveti Nikolla, ku pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin Klinikë të Shtipit, është dërguar në Klinikën “Nëna Terezë” në Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë Prokurori Publik dhe njësiti policor. Ndërsa me urdhër të Prokurori Publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi./Telegrafi/