Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Shtip-Radovish, katër persona të lënduar

Aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Shtip-Radovish. Sipas informatave të MPB-së, një veturë “Audi A4” me regjistrim të Shkupit, që vozitej nga një 50 vjeçar me inicialet D.J. nga Shtipi, ka dalur nga rruga, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fatkeqësinë e ndodhur lëndime trupore kishin marur edhe bashkëudhëtarët S.Z. (63) dhe C.Z. (70) dhe D.J. (47) nga Shtipi. Të lënduarëve i’u është dhënë ndihma mjekësore në spitalin Klinik në Shtip.

Në vendngjarje kanë dalur ekipet policore e SPB nga Shtipi, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të fatkeqësisë. /Telegrafi/