Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Zhur, humbin jetën tre presona (Video)

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prizren- Zhur.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Sipas tij, në këtë aksident janë  përfshirë një automjet i udhëtarëve si dhe një kamion për pastrimin e rrugëve.

“Jam në vendin e ngjarjes, për momentin fatkeqësisht kanë ndërruar jetë tre persona. Për detaje tjera do ju informojmë”, ka thënë Gashi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/