Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Mramor të Prishtinës.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtine – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar 6 persona, dy prej të cilëve në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka theksuar se vdekjen e tyre ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq katër personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Për shkak të këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata. /Telegrafi/