Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjakovë, një i vdekur e dy të lënduar rëndë

Sot rreth orës 16 në rrugën magjistrale Gjakovë – Prishtinë në afërsi të fshatit Lug Bunar,  ka ndodhur një aksident i  rëndë komunikacioni, në të cilin ka humbur jetën një person, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Policia e Kosovës njofton se deri te aksidenti ka ardhur derisa dy automjet udhëtarësh, të cilat lëviznin në drejtime të kundërta, duke mos respektuar shpejtësinë dhe duke bërë tejkalim të rrezikshëm janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen ngasësi i njërit automjet dhe lëndime të rënda merr ngasësi i automjetit tjetër dhe një pasagjer.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë.

Sipas policisë në këtë aksident komunikacioni  ka humbur jetën  i riu P. Z. M.  (24 vjeçar), kurse lëndime të rënda kanë pësuar I. I. K. (1982) dhe një femër  me inicialet H. Q. K. (1952).

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve rajonale nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë. /Telegrafi