Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë- Skenderaj, në fshatin Broboniq.
Lajmin e bëri të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, personat e aksidentuar kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Në aksident janë përfshira dy vetura civile”, ka thënë Zahiti.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/