Telegrafi

Aksident i rëndë në rrugën Gjilan-Kamenicë, dy të vdekur (Video)

Rreth orës 17:00 në magjistralen Gjilan – Kamenicë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku për pasojë kanë humbur jetë dy persona.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Bëhet fjalë për një aksident me fatalitet, ku të vdekur besohet se kanë mbetur burrë dhe grua”, ka thënë Hashani, njofton Klan Kosova.

“Vdekjen e tyre në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, ka thënë ai.

Hashani ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, pro që shkaqet që kanë quar deri te kjo fatkeqësi, sipas tij nuk dihen.

“Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka shtuar ai.

Hashani ka thënë se nuk dihet numri i personave tjerë që mund të kenë pësuar lëndime nga ky aksident.