Pesë persona, mes tyre tri femra, kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme te “Rruga e Kombit”, ku janë përplasur dy makina. Të plagosurit janë transportuar drejt QSUT-së në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 18:10, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 2 automjete dhe konkretisht:
Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K., dhe mjeti tip Audi AA963FI me drejtues shtetasin D.D.