Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites, në rrugën Drenas -Skenderaj, përkatësisht në fshatin Gllobar.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, në këtë aksident, ka persona të lënduar rëndë.
Një lexues i Telegrafit ka dërguar video të aksidentit, ku shihet një veturë e tipit Audi të ketë dalë krejtësisht nga rruga, si dhe vetura tjetër e aksidentuar, e tipit Shkoda.
Ndërkaq, mësohet se në vendngjarje kanë dalë Policia dhe Ambulanca.
Telegrafi ka tentuar të flasë më Policinë lidhur me rastin, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Ndërkaq, Policia vazhdon të apelojë çdo herë që ngasësit e veturave të rrisin kujdesin e tyre në komunikacion, në mënyrë që mos të vihet deri tek aksidentet sidomos ato me fatalitet./Telegrafi/