Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit rreth orës 15: 30 minuta, në afërsi të shkollës “Lidhja e Prizrenit” , disa metra larg Kishës Katolike.
Nga dëshmitarët e rastit mësohet se makina nga shpejtësia ka fluturuar në lartësi , dhe se kur ka rënë në tokë ajo ka zënë poshtë një kalimtar të rastit, i cili është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia nuk e ka bërë të ditur identitetin e viktimës , por zëdhënësi i spitalit konfirmon se rreth orës 16-të një përson është sjellë në repartin e Emergjencës , ku pasi është ekzaminuar është nisur për QKUK, për shkak të pësimit të lëndimeve të rënda.
Jo rrallë, rrugët e ngushta të Zonës Historike të qytetit kthehen në pista garimi nga drejtuesit e automjeteve. /TVPrizreni/