Telegrafi

Aksident i rëndë në Prishtinë, vetura godet dy këmbësore (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së të mërkurës në Prishtinë.

Dy femra janë goditur nga një veturë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa po kalonin rrugën në zebra, raporton Express.

Në vend të ngjarjes ka dalë menjëherë policia dhe ndihma e shpejtë, e cila ka marrë dy femrat e lënduara për t’i dërguar në spital.