Telegrafi

Aksident i rëndë në Podujevë, të lënduar edhe fëmijë (Foto)

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sonte. Në fshatin Sfeqël të Podujevës, një veturë është aksidentuar rëndë.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë thënë se ka të lënduar, në mesin tyre edhe fëmijë.

Ky aksident është në vazhdën e shumë të tjerëve që kanë ndodhur sot gjithandej Kosovës.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Emergjenca në Podujevë.

Sipas Emergjencës, të gjithë të lënduar, tre nga ta më rëndë, janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK-në në Prishtinë.