Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen sotme në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”, ndërsa janë përfshirë dy vetura, ku njëra nga to e ka goditur një shtyllë metalike.
Mësohet se nga ky aksident kanë pësuar lëndime shoferi dhe një këmbësore.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.
“Rreth orës 18: 00, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Ukshin Hoti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë e ditur se vozitësi i njërës veturë si dhe një këmbësore e cila në atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Policia.
Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve qe kanë sjellë deri të ky aksident. /Telegrafi/