Tre persona sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën magjistrale.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete civile, ndërsa shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë drejtuesi i njërës nga veturat, i cili ka ndërmrrë veprim për t’u kyçur në rrugë, pa siguruar se rrezikon pjesëmarrësit e tjerë”, tha Zahiti për Veriu.info.