Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Maqedoni, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën magjistrale Veles-Shtip, tek dalja për në vendin e quajtur Novo Sello, ku janë përplasur një furgon dhe një autobus.

Në autobus kanë udhëtuar 15 persona të nisur për në Shtip. Me autobusin është përplasur furgoni me targa të Shkupit.

I vdekuri është shoferi i furgonit i cili ishte i vetëm në mjetin transportues. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Velesit. Policia, Ndihma e shpejtë dhe organet hetuese kanë dalë në vendin e ngjarjes.  /Telegrafi/

Exit mobile version