Telegrafi

Aksident i rëndë në Malishevë, vdes një 74 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 07:14, në aksin rrugor Malishevë- Arllat përkatësisht në fshatin Terpezë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Sot rreth orës 07:14 në aksin rrugor Malishevë-Arllat, pikërisht ne fshatin Terpezë ka ndodhur aksident komunikacioni mes dy veturave me përfundim me fatalitet. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe Emergjenca. Sipas mjekut kujdestar i dalë ne vend ngjarje ka konstatuar vdekjen e një personi B.G rreth 74 vjeçar si dhe lëndimin e dy personave”, ka thënë Gjurkaj. /Telegrafi/