Telegrafi

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pesë persona të lënduar (Foto)

Në magjistralen Prishtine-Podujevë, në fshatin Shakovicë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.

Sipas Policisë, janë aksidentuar dy automjete, një veturë “Mercedes” dhe një “Audi Q7”, të cilat kanë qenë duke lëvizur në kahje të kundërta.

Shoferi i automjetit “Audi Q” në kushte anonimiteti ka treguar se “Mercedesi”, i cili ka ardhur në drejtim të tij, kishte humbur kontrollin, raporton KP.

Dy persona kanë lëndime trupore të rënda, ndërsa tre të tjerë lëndime më të lehta./Telegrafi/