Telegrafi

Dy të vdekur e tre të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Podujevë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në hyrje të autostradës afër Trudës, Mazgit.

Si pasojë, kanë vdekur dy persona dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Prishtinës.

Një lexues i Telegrafit ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, që shfaqin një veturë të dëmtuar rëndë.

Nga ajo që mund të shihet në fotografi, vetura, e tipit Volkswagen Golf Mk4, duket të jetë përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës të magjistrale.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, për t’u marrë me rastin.

Pesë faktorët kryesorë që shkaktojnë aksidentet në Kosovë