Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm, para orës 08, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Stanoc.
Sipas dëshmitarëve dhe fotografive që ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombibus.
Nuk dihet nëse në këtë aksident ka viktima, por sipas dëshmitarëve, autoambulanca ka transportuar disa persona të lënduar për trajtim mjekësor në QKUK, shkruan Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po heton shkaqet e aksidentit.
Si pasojë e aksidentit, rruga është mbyllur për qarkullim, gjë që ka bërë të krijohen kolona të gjata të automjeteve në dy drejtimet e rrugës. /Telegrafi/