Site icon Telegrafi

Vetëaksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, një i vdekur dhe dy të lënduar (Foto)

 

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Marmor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një vetëaksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan saktësisht në fshatin Mramor. E përfshirë është kamionetë ku gjendeshin tre persona të cilët janë lënduar. Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend ngjarje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se dy të lënduarit e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor. /Telegrafi/

Exit mobile version