Telegrafi

Katër të lënduar në aksidentin që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

E plotësuar: Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, janë lënduar katër persona.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

“Sot, në orët e mëngjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin. /Telegrafi/

—–

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Nga fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se aksidenti ka qenë i rëndë ku janë përfshirë disa vetura.

Raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione shtesë nga ana e policisë, por të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/