Telegrafi

Aksident i rëndë në magjistralen Gjilan-Bujanoc, disa të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e pasdites në rrugën magjistrale Gjilan- Bujanoc, në fshatin Kmetoc.

Në aksidentin e ndodhur në magjistralen Gjilan-Bujanoc, afër restorantit “Planet”, janë përfshirë dy automjete.

Sipas burimeve të Telegrafit nga vendi i ngjarjes thuhet se në aksident disa persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në automjete.

Të lënduarit janë transportuar në Gjilan për të marrë tretmanin mjekësor, kurse policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit. /Telegrafi/