Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Ferizaj- Shkup.
Në aksident është përfshirë një veturë me targa të Francës dhe një kamion, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet nëse ka pasur persona të lënduar, edhe pse dëshmitarët kanë thënë se në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca dhe policia.
Telegrafi ka kontaktuar me policinë në Ferizaj mirëpo nuk kanë dhënë asnjë informatë./Telegrafi/