Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Deçan-Pejë, në fshatin Lëbushë.
Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërkaq raportohet se ka pasur edhe të lënduar.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se nga aksidenti janë lënduar pesë persona. Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. /Telegrafi/