Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Lluzhan ka ndodhur një aksident i rëndë ndërmjet dy veturave, ku është parë një person i shtrirë dhe i mbuluar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në mes një veture me targa vendore dhe tjetrës me targa të huaja.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar kolona të gjata të automjeteve. Ndryshe, shiu ende po bie në atë pjesë.