Një aksident ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.
Në aksidentin ku një vetur është rrotulluar, ka edhe të lënduar, për çka Telegrafi mëson se në vendin e ngjarjes ka arritur Ambulanca e cila personat me plagë i ka dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Sipas informatave të para, aksidenti është pasojë e shpejtësisë së madhe. /Telegrafi/