Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Kukës, humb jetën 51-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima, i identifikuar si Sadik Murtafi, po udhëtonte me një triçikël kur u godit nga një makinë. Pas aksidentit, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit, një 20-vjeçar me inicialet A. B., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën, duke shkaktuar përplasjen fatale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Exit mobile version