Telegrafi

Aksident i rëndë në Itali, vdes një shqiptar

Në shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Iliej Dobjani 42 vjeçar nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra në përplasjen e ndodhur në orën 23:30.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Parma.

Dobjani, ishte duke udhëtuar me një motorr kur është përplasur nga një makine ‘Alfa Mito’, që drejtohej nga një vajzë, banore e zonës, ashtu si edhe shqiptari.

42-vjeçari shqiptar u dërguar menjëherë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët nuk kishin dhënë informacione për gjendjen e tij.

Pas 36 orësh, Dobjani mësohet se ka ndërruar jetë në spital.