Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën 4 persona – 3 prej tyre nga Maqedonia e Veriut

Një 23-vjeçar nga Asti dhe tre 30-vjeçarë nga Maqedonia e Veriut me banim në zonën e Astit janë katër viktimat e përplasjes së dy automjeteve kokë më kokë mbrëmjen e Pashkëve në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale, njoftojnë mediat italiane.

Përplasja shumë e dhunshme ka sjellë vdekjen e menjëhershme të katër personave. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në automjetin tjetër.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, në Ponte Verde, Nizza Monferrato.

Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ngushtë dhe shumë të rrezikshme, ndërsa mediat italiane shkruajnë se kjo rrugë ka qenë skenë e aksidenteve shumë të rënda në të kaluarën.

I gjithë asfalti i rrugës provinciale ishte i mbuluar me xhama të thyer dhe pjesë makinash, që tregon forcën e përplasjes.

Exit mobile version