Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Itali – humb jetën djali 10-vjeçar shqiptar, babai në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth mesnatës së shkuar në territorin e provincës së Fermos, në Marche, në rrugën që lidh komunat Vlamir e Petritoli.

Një automjet tip Fiat Panda i drejtuar nga një 40-vjecar shqiptar i cili po udhëtonte me djalin e tij 10-vjeçar, ka humbur kontrollin e automjetit e është përplasur me murin buzë rrugës.

Përplasja ka qenë shumë dhunshme e automjeti është kthyer prapthi duke u palosur më dysh.

Trupi i vogëlushit 10-vjeçar ka dalë disa metra jashtë automjetit e ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Babai i tij 40-vjeçar ka mbetur i bllokuar brenda e automjetit e është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve e prerja e llamarinës së makinës për të nxjerrë trupin e tij.

40-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje mjaft të rëndë e po kurohet në spitalin e Fermos.

Ai bashkë me familjen e tij ishin emigrantë prej disa vitesh në Itali e banonin në komunën Valmir.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por hetimet e para zbardhin dinamikën e humbjes së kontrollit të automjetit. /Ora News/

Exit mobile version