Telegrafi

Aksident i rëndë në Gostivar

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndimet të rënda, pasi që vetura e tyre kishte dalë nga rruga kryesore në afërsi të fshatit Pallçisht, njofton “Fokus”.

Sipas informacioneve të para të policisë, rasti është lajmëruar rreth orës 13:00 nga Njësia e Ndihmës së Shpejtë, ku janë dërguar tre personat. Ato i kanë nxjerrë të lënduar nga vetura “Fiata Panda” të cilët pasi që kishin humbur kontrollin kishin dalur nga rruga kryesore ku ishin rrotulluar disa herë.

Nga ky aksident rrugorë jetën e ka humbur një 21-vjeçar nga Padallishta, ndërsa dy të tjerët janë të moshës 25 dhe 23 vjeçare të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Për momentin ekspertizë në vendin e ngjarjes po bënë prokurori publik./Telegrafi/