Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Gllarevë, 6 të lënduar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te fshati Gllarevë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave, njëra me tabela të huaja. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë, gjithashtu bëhet e ditur se është krijuar edhe një kolonë e gjatë e veturave.

Siç bëhet e ditur më tej, pas 10 minutash është liruar njëra korsi e magjistrales, e cila u bllokua si pasojë e këtij aksidenti. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version