Site icon Telegrafi

Aksident i rëndë në Gjirokastër, vetura përplaset me mjetin e ushtrisë, dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Si pasojë e përplasjes mes një automjeti civil dhe një mjeti të Ushtrisë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:00, një automjet tip “Volkswagen Caddy”, me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip “Mad” të Ushtrisë, që drejtohej nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes fatale, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen Caddy”, shtetasi P. K., si dhe pasagjeri që ndodhej në këtë automjet, identiteti i të cilit ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të Ushtrisë, shtetasi B. Gj., ka pësuar lëndime të lehta dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Autoritetet dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

Exit mobile version