Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Fushë Kosovë, te udhëkryqi që çon tek Kolegji AAB. Një veturë është përplasur për shtyllën e semaforëve.
Dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net nga ky aksident ka vetëm të lënduar dhe dëme materiale. Ndihma e shpejt ka ardhur në vendin e ngjarjes. Po ashtu edhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Vetura e aksidentuar është e tipit Mercedes.
Sipas dëshmitarëve, ngasësi ka frenuar në momentin kur një këmbësor ka kaluar në “zebra” dhe më pas është rrotulluar duke u përplasur në shtyllën e semaforëve.
Kjo rrugë është bërë tepër e rrezikshme si për këmbësor, ashtu edhe për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Javë më parë, pikërisht në këtë vend një veturë la të vdekur një vajzë 20 vjeçare.